Transmetuar më 15-06-2021, 20:03

Këtë vjeshtë komediani Ermal Mamaqi pritet të nxjerrë serialin “H.O.T” (Humans of Tirana).

Sot Mamaqi, ka zbuluar se pas kaq vitesh ka vendosur që për këtë serial të ndryshojë pamjen.

Ermali është shfaqur me flokë të gjata të mbledhura bisht.

Ai ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku krahas tyre shkruan:

“Miq, ju prezantoj me Danin.

Personazhi im në H.O.T.  Sapo nisëm xhirimet e Serialit që do ju bëjë të qeshni dhe të qani, por më shumë të mendoheni… Jam i sigurt që do ju pëlqejë. Qëndroni të ftohtë deri sa ta shfaqim, se pastaj do jeni shumë HOT”./noa.al/