Transmetuar më 15-06-2021, 16:01

Partizani ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm lidhur me mbrojtjen e krahut të majtë.

“Demat e Kuq” ditën e sotme, përmes faqes së tyre zyrtare, bënë më dije se tashmë, Emiliano Mustën është bërë pjesë e tyre.

Futbollisti nga Elbasani ishte pjesë tek ekipi i Laçit sezonin e kaluar, me të cilin shënoi 5 gola.

“FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Emiljano Mustën. Mbrojtësi 29-vjeçar ka nënshkruar sot një kontratë dy vjeçare me të kuqtë.

Musta i cili ishte pjesë e ekipit të Laçit, rikthehet në familjen e kuqe, bluzë të cilën e ka veshur edhe përgjatë sezonit 2013-2014.

Emiliano Musta do të mbajë fanellën me numër 29 dhe sot i bashkohet menjëherë ekipit në Ohër për tu vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja“, shkruhet në postimin e Partizanit krahas fotos së futbollistit me fanellën e tyre. /noa.al