Transmetuar më 15-06-2021, 15:28

Lojtari i Tottenhamit, Dele Alli, dhe María, vajza e trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola, nuk e fshehin miqësinë, që duket se ka shkuar edhe më tej.

Kështu tregojnë disa foto, që papacarët ua kanë bërë atyre në një lokal të Londrës, gjatë kohës së lirë.

Me sa duket, të dy nuk kishin probleme për t’u “karamelizuar” deri në pikën, siç konfirmohet nga dëshmitë, sa të dy putheshin para të gjithëve.

"Atyre nuk iu interesonte se kush po i shihte ndërsa putheshin para kabinës së DJ të lokalit", – i thanë dëshmitarët tabolidit britanik “The Sun”, citon noa.al.

Ishte pikërisht kjo media, që publikoi ekskluzivisht takimin midis Dele Alli dhe María Guardiola.

Futbollisti 25-vjeçar iu afrua Marías, 20 vjeçe, dhe biseduan gjatë në vendin ku po rrinin, derisa mbërritën përqafimet dhe puthja.

Kjo konfirmon faktin se lojtari i Tottenham e ka lënë pas ndarjen nga modelja 23-vjeçare, Ruby Mae. /fredi/noa.al

Fotot: Getty, PA