Transmetuar më 15-06-2021, 13:41

Mbrojtësi holandez, Daley Blind, pranoi se konsideroi refuzimin për të luajtur ndaj Ukrainës të dielën në mbrëmje, pas kolapsit të Christian Eriksen gjatë ndeshjes së Danimarkës me Finlandën, një ditë më parë.

Ajo që tronditi mbarë botën, në fakt e goditi veçanërisht Blind, një ish-shok ekipi me danezin tek Ajax, i cili u diagnostikua me probleme zemre më 2019, pas shembjes në fushë të tij gjatë një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve kundër Valencia.

Një vit më vonë, ai pësoi kolaps kardiak në fushë, gjatë një miqësoreje me Hertha Berlin, duke i trembur të gjithë. Mjekët më pas e lejuan të luajë futboll, por me një pajisje stimuluese kardiake (ICD) në trup.

31-vjeçari u përlot nga ky fat deri diku i njëjtë me Eriksen, kur u zëvendësua dhe shpjegoi: "Ajo që ndodhi me Eriksen pati një ndikim të madh tek unë, pa marrë parasysh faktin që Christian është një mik i ngushtë imi. Situata e tij ishte e tmerrshme.

Sigurisht, unë kam përjetuar edhe disa gjëra në atë drejtim, kështu që më është dashur të kapërcej një pengesë të madhe mendore për të luajtur sot.

Duhej ta bindja veten për të luajtur, por jam krenar që e bëra. Dhe kjo është arsyeja pse emocioni im shpërtheu në lot në fund të lojës. Patjetër që kam menduar të mos marr pjesë në këtë ndeshje.

Imazhet në televizion dhe incidenti patën një ndikim të madh, nuk fjeta shumë mirë për shkak të tyre. Më duhej vërtet të kapërceja një pengesë të madhe psikologjike për të luajtur ndaj Ukrainës.

Nëse nuk do të shkonte mirë, do të më kishte rënduar psikologjikisht edhe më shumë. Kur Christian inkurajoi shokët e tij të Danimarkës për të luajtur dhe përfunduar ndeshjen kundër Finlandës, atëherë vendosa të luaj edhe vetë. Gjithashtu, sepse jam i sigurt, sipas mjekëve”. /fredi/noa.al