Transmetuar më 15-06-2021, 10:31

Regjistrimi në shkollë i nxënësve tashmë mund të bëhet lehtësisht në e-Albania. Prindërit apo kujdestarët ligjorë mund të regjistrojnë online fëmijët e tyre në shkollat publike.

Me këto regjistrime shmangen radhët mund të krijoheshin në dyert e institucioneve arsimore.

Për kryeministrin Rana ky është një lajm i mirë sepse erdhi dita të regjistrojmë fëmijët në shkolla, por pa mbledhur më një tufë me letra nëpër duar e pa mbajtur më radhë në asnjë derë institucioni arsimor.

Hapat e procedurës janë: në e-Albania gjeni shërbimin “Regjistrim në klasë të parë” duke klikuar këtu.

Emri i shkollës në të cilën mund të regjistrohet fëmija do të sugjerohet automatikisht nga sistemi sipas adresës së aplikuesit dhe klasifikimit të bërë nga Bashkia përkatëse.

Pasi të keni klikuar “Dërgo”, kërkesa do të shqyrtohet nga institucioni arsimor përkatës.

Ju do të njoftoheni elektronikisht në rast pranimi apo refuzimi të regjistrimit.

Ndërkaq, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, ka publikuar edhe një video me hapat e procedurës së regjistrimit, që zgjat vetëm 1 minutë.