Transmetuar më 15-06-2021, 06:08

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fotografohen në momente intime, dy të dashuruarit "nuk fshihen më"

Kohët e fundit në qendër të vëmendjes në botën e shoubizit ka qenë sidomos dyshja e aktorëve hollivudianë Affleck-Lopez. Kishte disa përfolje se mund të ishin bashkë.

Por asgjë e saktë nuk dihej derisa Page Six nxori sot këto pamje që shihni në galeri e që tregojnë momente intime mes dy artistëve.

Theksojmë se pas ‘thashethemeve’ të qarkulluara se çifti janë ribashkuar, kjo është hera e parë që 51-vjeçarja dhe 48-vjeçari fotografohen duke u puthur.

Affleck dhe Lopez kanë qenë në lidhje nga mesi i vitit 2002 deri në janar të vitit 2004 kur edhe u ndanë.

Të njohur asokohe me nofkën ‘Bennifer’, dy aktorët e nisën romancën e tyre gjatë xhirimeve të filmit “Gigli”, ndërsa pak kohë pas filmit, madje, edhe u fejuan. /noa.al