Transmetuar më 15-06-2021, 07:14

Dritën e botimit kanë parë për herë të parë 31 letra që Hitleri ia dërgonte babait të tij në vitet kur ishte kryenazisti i Gjermanisë dhe më pas pushtoi botën duke provokuar luftën e tretë botërore.

Letrat janë bërë publike në kuadrin e një libri të përgatitur nga studiuesi austriak, Roman Sandgruber.

Pasi ka studiuar gjatë letrat e gjetura në një papafingon në Austri, Sandgruber vëren se si si Adolf Hitleri ashtu dhe babai Alois Hitler i vlerësonin jashtëzakonisht shumë aftësitë dhe njohuritë si autodidaktë që arrinin të përftonin.

Alois Hitler ishte një zyrtar doganor, kishte njohuri nga të gjitha. “Babai i tij kishte dëshiruar gjithmonë të ishte një pronar erudit toke, që qëndron mbi të gjithë të tjerët”, veçon Sandgruber.

Sipas historianit, edhe i ati, edhe i biri, i përbuznin autoritetet dhe ndanin ndjenja antifetare. Ata nuk e honepsnin dot pushtetin, e bënin të qartë dhe në letrat e gjetura që për ta shteti ishte një e keqe e madhe për njerëzit për shkak të pushtetarëve. Urrejtja ishte dhe për fenë dhe që të dy nuk e donin atë.

Në librin e Sandgruber, “Babai i Hitlerit. Si Biri u bë diktator”, autori nxjerr një tjetër fakt nga letrat. Urrejtja për hebrenjtë nuk kishte nisur pasi ai u shpërngul në Vjenë, por shumë më herët, në rininë e tij. Një antisemist i paparë, Hitleri nuk donte ti shihte me sy që adoleshent çifutët dhe më vonë do të merrej enkas me ta duke shfarosur 6 milionë vetë, vetëm sepse ishin hebrenj.

Adolf Hitler, u lind në 20 prill 1889 në provincën Linz të Austrisë e cila më pas u bë Austro-Hungaria. Ai u bë lider i partisë naziste dhe kancelar i Gjermanisë më 1933. Kurse më 1934 u vetëshpallur Fyhrer. Nisi luftën e dytë botërore duke pushtuar Poloninë në 1 shtator 1939. Diktatura e tij zgjati 12 vjet.

Në 1919, u bashkua me Partinë e Punëtorëve Gjermanë (DAP), pararendëse e Partisë Naziste dhe u emërua udhëheqës i Partisë Naziste në 1921. Në 1923, u përpoq të merrte pushtetin në një grusht shteti të dështuar në Mynih dhe u burgos me një dënim prej pesë vjetësh. Në burg, ai shkroi vëllimin e parë të autobiografisë dhe manifestit të tij politik Mein Kampf ("Perpjekjet e mia"). Pas lirimit të parakohshëm në 1924, Hitleri fitoi mbështetje popullore duke sulmuar Traktatin e Versajës dhe duke promovuar pan-gjermanizmin, antisemitizmin dhe anti-komunizmin. Ai kishte oratori karizmatike dhe e bënte shumë mirë propagandën naziste. Shpesh denonconte kapitalizmin ndërkombëtar dhe komunizmin si pjesë të një komploti hebre.

Më 29 prill 1945 u martua me të dashurën e tij Eva Braun. Të nesërmen më 30 prill 1945 bënë që të dy vetëvrasje që mos bien në duart e sovjetikëve. Trupat e tyre u dogjën.

Hitleri dhe regjimi nazist janë përgjegjës për vrasjen e rreth 20 milionë civilëve dhe robërve të luftës. Po ashtu, 29 milionë ushtarë dhe civilë të tjerë vdiqën në mbarë Evropën duke përbërë numrin më të madh të vdekjes së civilëve dhe ushtarakëve në historinë botërore. /klea/noa.al