Transmetuar më 14-06-2021, 22:23

Këngëtarja e njohur, Albëria Hadërgjonaj, së fundmi ka prezantuar vëllanë e saj i cili qenka politikan.

Bëhet fjalë për kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Përmes një publikimi në profilin e saj zyrtar në “Instagram”, këngëtarja ka ndarë një imazh bashkë me të, duke shkruajtur se i ka bërë një vizitë.

“Sot me vllain tim kryetarin e Komunës së Deçanit, mora shumë dashuri dhe informacion për ndryshimet e mëdha në qytet.

Jemi shumë krenar me ty, faleminderit për punën e palodhshme! Bashkim Ramosaj”, ka shkruar Hadërgjonaj.