Transmetuar më 14-06-2021, 21:08

Forcat RENEA po kryejnë një operacion në qytetin e Vlorës dhe në zonën e “Lungomares” është arrestuar 38 vjeçari Edison Begaj.

Para disa ditësh, Edison Begaj i shpëtoi një atentati që iu bë në sy të fëmijëve ku mbeti i plagosur.

Burime nga Policia e Shtetit thanë për noa.al se aktualisht RENEA është duke ushtruar kontrolle të befasishme në Elbasan, Lushnje, Fier, Vlorë e Durrës.

Qëllimi është për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autorë të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë në vend.

Noa konfirmon se janë shoqëruar dhjetëra persona, kryesisht njerëz me precedentë kriminalë, e mes tyre një person me armë zjarri në Vlorë.

Vijon…