Transmetuar më 14-06-2021, 20:33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani ku një nënë e re e quajtur Christiane K., 28 vjeçe, dyshohet se i ka marrë jetën të birit duke e mbytur në vaskë.

Sipas mediave të huaja, fëmija 5 vjeç, i zbuloi mesazhet me të dashurin dhe kjo ishte arsyeja që dyshohet se çoi në këtë vendim ekstrem.

E reja e ka mohuar fillimisht ta ketë bërë këtë gjë, duke pretenduar se i biri është vrarë nga një person i cili kishte hyrë në shtëpi i maskuar për të grabitur.

Por sjellja dyshuese e saj, ka bërë që hetuesit të hedhin poshtë këtë pretendim dhe të insistonin për të zbardhur të vërtetën.

Ajo më pas ka pranuar autorësinë e ngjarjes dhe tanimë pritet të shkojë në qeli.