Transmetuar më 14-06-2021, 13:17

Burri që solli në jetë 94 fëmijë ka vdekur. Zona Chana ndërroi jetë në moshën 76 vjeçare, raportuan mediat indiane.

I ndjeri ishte identifikuar si personi që ka bërë më shumë fëmijë në të gjithë botën, raporton noa.al.

Në Mizoram të Indisë, 76 vjeçari njihej si kreu i një sekti fetar që praktikon poligaminë.

Ai vdiq të dielën, duke lënë pas, sipas Wikipedia, 39 gra, 94 fëmijë djem e vajza, si dhe 36 nipër e mbesa. Diabeti dhe hipertensioni shihen si faktorët e vdekjes së tij.

Chana ishte kthyer në një fenomen global duke tërhequr turistë në fshatin e tyre në verilindje të Indisë.

Familja e madhe jeton së bashku në një shtëpi me katër kate të quajtur “Chuuar Than Run” ose “Shtëpia e gjeneratës së re”, me 100 dhoma që shihni në foto.

Rezidenca është një atraksion i madh turistik, me njerëz nga e gjithë bota që shkojnë pranë atij fshati për të parë mënyrën e jetesës së kësaj familje gjigante.

Sipas Reuters, Chana ka lindur në vitin 1945. Familja e tij i përket një sekti të krishterë, Chana Pawl, që ka rreth 2000 ndjekës. Ata të gjithë jetojnë rreth shtëpisë së Chana në Baktawng Tlangnuam, rreth 55 km nga kryeqyteti i Mizoram, Aizawl. Sekti, i cili lejon poligaminë për burrat, u themelua nga gjyshi i Chana në vitin 1942.

Foto: Getty Images, Avaled