Transmetuar më 14-06-2021, 12:57

Pas kapitenit Batha, nga Tirana largohet një tjetër “senator”. Kësaj radhe e ka zyrtarizuar lamtumirën nga 25 herë kampionët e vendit Kristi Vangjeli, futbollist i ardhur nga Korça, dikur pjesë e kombëtares kuqezi.

Përmes rrjeteve sociale, mbrojtësi me shumë eksperiencë, njofton mbylljen e kapitullit me bardheblutë:

“Nga sot nuk do të jem më pjesë e ekipit të Tiranës… ku isha në këto 2 vite… lki me kokën lart, edhe me objektivat e realizuara, si të klubit, po ashtu edhe personalet". /fredi/noa.al