Transmetuar më 14-06-2021, 00:01

Fabrizio Ravanelli, ish-sulmuesi i Juventusit dhe kombëtares italiane, pati mundësinë të fliste për Romelu Lukaku në studiot e “Sky”, duke u përqëndruar në fizikialitetin imponues të qendërsulmuesit zikaltër.

Belgu ishte një lider i vërtetë në fitimin e titullit nga Interi, sezonin e fundit në Serie A.

"Lukaku i fiton me fizik duelet në Itali dhe jashtë saj.

Ai përfiton nga përvoja në Angli, ku shumë lojtarë nuk mund të luanin.

Romelu i dominon të gjithë mbrojtësit në kampionat, sepse janë të dobët fizikisht.

do të doja ta shihja atë në fazën e nxehtë të Kampionatit Europian.

E kam parë në vështirësi kundër mbrojtësve si De Ligt dhe Djimsiti.

Ai shënoi shumë gola këtë sezon, duke dëshmuar dominancën fizike në Serie A"./noa.al/