Transmetuar më 13-06-2021, 23:15

Një nënë 23-vjeçare ka shokuar me veprimin e saj, duke i marrë jetën së bijës.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Rusi, ku Anna Ruzankina, vari në ballkonin e katit të gjashtë si ndëshkim për të qarat.

Vajza 3-vjeçare, Anastasia, e varur me kokë poshtë bërtiste mes ulërimash: “Mami, kam frikë”.

E mitura i shpëtoi nga duart nënës së saj, duke rënë në tokë e duke humbur jetën.

Anna Ruzankina, nëna ruse, u filmua duke zbritur me shpejtësi nëpërmjet ashensorit për të marrë të bijën, e cila fatkeqësisht kishte ndërruar jetë.

Ajo e ka shkundur 3-vjeçaren, në përpjekje për ta zgjuar, gjatë kohës që ngjitej sërish me ashensor për në banesë.

Sipas dëshmitarëve, Anna e kishte mbajtur të bijën nga bluza, e cila pas pak minutash u gris dhe Anastasia ra.

Gruaja ishte kthyer nga një klub nate dhe ishte e dehur.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, nëna ka thënë se fëmija është ngjitur në ballkon vetë, por nuk e kanë besuar. Ajo rrezikon 21 vite burg nëse dënohet.

VIDEO