Transmetuar më 13-06-2021, 22:55

Mbretëresha Elizabeth, Princi Charles, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit u shfaqën së bashku për herë të parë që nga vdekja e Princit Philip dhe lindjes së fëmijës së dytë të Princ Harry dhe Meghan Markle.

Familja mbretërore mirëpriti udhëheqësit e 7 vendeve me ekonomitë më të fuqishmë botë, gjatë  samitit të G7 që po zhvillohet këto ditë në Angli, në Cornwall.

Gjatë takimit monarkes iu kërkua të priste me thikë një tortë të madhe, por ajo këmbëguli ta priste me një shpatë ceremoniale.

Kjo zgjedhje e Mbretëreshës shkaktoi shumë të qeshura.

Në pamjet e siguruara, mbretëresha ka tërhequr vëmendjen në një moment kur asaj iu desh të kthente shpatën mbrapsht për ta pasur më të lehtë prerjen e tortës.

“Nuk mendoj se do të funksionojë”,- tha mbretëresha ndërsa fillimisht e afron shpatën te torta në anën e duhur.

Video: