Transmetuar më 13-06-2021, 22:06
Foto ilustruese

Një djalë i ri është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në Shkodër dhe të gjitha dyshimet janë se ai është shuar prej ditësh nga përdorim i një sasie të madhe lëndësh narkotike.

Ngjarja u zbulua sonte rreth orës 20:20, në një banesë dykatëshe të pabanuar në lagjen "Ahmet Haxhija", Shkodër, raporton noa.al.

Policia tha se është gjetur pa shenja jete shtetasi Arlind Dyli, 29 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë si pasojë e perdorimit të tepërt të lëndëve narkotike.

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /noa.al