Transmetuar më 13-06-2021, 21:58

David Beckham është i apasionuar pas makinave luksoze. Si një prej ish-sportistëve me garazhin më ekskluziv, ai ka arritur ta shndërrojë pasionin në biznes dhe dy projektet e tij të fundit e vërtetojnë këtë.

Ish-futbollisti i Real Madrid dhe Manchester United, ndër të tjera, ka nënshkruar një marrëveshje me firmën e automobilave “Maserati” për të përdorur imazhin e tij si promovim për makinën më të fundit sportive nga marka italiane.

Anglezi i mirënjohur është bërë imazhi i MC20, një automjet me 630 kf, me të cilin “Maserati” dëshiron të kthehet suksesshëm në sektorin e super veturave, pas një periudhe në të cilën i përqendroi përpjekjet e veta në sallone.

Kjo makinë do të përpiqet të konkurrojë me modelet e staturës së Audi R8 ose Porsche 911 Turbo.

Ajo ka shumë arsye për këtë, pasi funksionon me një teknologji të jashtëzakonshme dhe posedon aftësinë për të shkuar nga 0 në 100 kilometra në orë në më pak se 3 sekonda.

Beckham ka pozuar i ngazëllyer para makinës, duke demonstruar se veturat luksoze krijojnë një ndjesi të bukur brenda tij.

Duhet të mbahet mend se në të kaluarën është parë duke drejtuar automjete të tilla si “Ferrari 360 Spider” ose “Lamborghini Gallardo”, përveç të tjerash.

Janë të shumta kësi “bizhuterish”, që pushojnë në garazhin e tij./noa.al/