Transmetuar më 13-06-2021, 20:06

Një tjetër incident pas atij të gjuajtjes me shuplakë drejt presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ka ndodhur po në këtë vend, ku është mbuluar me miell një tjetër politikan, Jean-Luc Mélenchon.

Luc Mélenchon, politikan francez, kandidat në zgjedhjet presidenciale, ka përjetuar një moment të sikletshëm, kur gjatë protestave të organizuara në Paris, një qytetar e mbuloi me miell.

Sipas telegraf, ndërkohë që ai po fliste para gazetarëve lidhur me marshin për liri që u mbajt nëpër qytetet franceze, një burrë iu afrua duke i hedhur miell në fytyrë.

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat policore për të identifikuar dhe ndëshkuar autorin për veprimin e turpshëm, por deri më tani lidhur me këtë incident nuk është arrestuar askush.

Në lidhje me këtë Melenchon ka reaguar duke thënë se një gjë e tillë “duhet të ndalet”, duke aluduar në sulmet çdo herë e më të shpeshta mbi politikanët.

Gjithashtu, kujtojmë që vetëm një javë më parë një tjetër skandal u regjistrua në Francë, ku presidentin francez Emmanuel Macron, u godit nga një djalë i ri me shuplakë./xhoana/noa.al/

Video: