Transmetuar më 13-06-2021, 19:15

Dy fëmijët që shikoni në foto janë David dhe Daniel Fusinato. Ata sot ishin duke luajtur te parku çlodhës afër banesës së tyre.

Por teksa luanin, një kriminel u afrua me makinë, doli që aty me një armë zjarri në dorë dhe shtiu katër herë në drejtim të tyre.

Kur pa që 84 vjeçari Salvatore Ranieri u sul ti mbronte, agresori 34 vjeçar Andrea Pignani, qëlloi edhe atë duke i vrarë që të tre.

Më pas shkoi në banesën e vet dhe kur e pa që ishte nën rrethim policor, vrau edhe veten.

Dhimbje pa fund për këtë ngjarje të rëndë që ka tronditur zonën Ardea të Romës, por edhe mbarë opinionin publik.

Dënesa shtohet kur mësohet se babai i dy djemve 3 e 8 vjeç është shumë keq. Ai ishte në shtëpi nën arrest shtëpiak për posedim droge dhe nuk dilte dot ndaj fëmijët kujdeseshin i madhi për më të voglin.

Ai ka dëgjuar krismat dhe ka dalë në dritare të shohë se çfarë po ndodhte. Është tmerruar dhe ka klithur kur mësoi çfarë e kishte zënë.

"E tmerrshme, mua më mbajnë brenda nën arrest shtëpie për pak hashash që përdorja, kurse ai me armë shëtiste i lirë dhe më vrau fëmijët". /klea/noa.al