Transmetuar më 13-06-2021, 18:06

Dy vëllezër qëllojnë me armë zjarri të riun

Dy vëllezër, K. Sh dhe R. Sh, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli” kanë plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë nr 4 bëri arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasin K. Sh., 33 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim” “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetesisë publike”.

Për të njëjtat vepra penale u shpall në kërkim vëllai i tij, R. Sh., 25 vjeç.

Gjithashtu u shpall në kërkim për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” dhe shtetasi V.P.

Lulëzojnë sërish lojërat e fatit

Ndonëse ligjërisht ndalohen, lojërat e fatit po lulëzojnë kudo dhe policia jetë pas here kap ndonjë syresh.

Kështu ndodhi edhe dje kur nga  specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i dy vëllezërve G. S., 34 vjeç, A. S., 29 vjeç, si dhe D. K., 21 vjeç, pasi tre njësi biznesi në pronësi të dy vëllezërve, përdoreshin për ushtrimin e paligjshëm të lojrave të fatit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celular në pronësi të shtetasi të lartpërmendur ku gjatë kontrollit të tyre u konstatuan faqe për vendosjen e basteve të lojërave të fatit.

Të rinj që lëvizin me drogë në rrugë 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J. H., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në mjetin të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kanabis;

O. B., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Kapet ustai i vjedhjeve

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. S., 29 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit L. T. Gjithashtu ky shtetas dyshohet si autor i disa vjedhjeve të tjera në Qarkun e Tiranës.

Kërkohet një piroman

Policia tha sot se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit K. H., 28 vjeç, sepse dyshohet si autor i ngjarjes së ditës së djeshme për zjarrvënien e mjetit në pronësi të shtetasit R. Gj., ku ka patur vetëm dëme materiale.

Punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Një person bie nga lartësia pa dashur

Në fshatin Dritas, duke rregulluar shkarkimet e ujërave të çatisë, aksidetalisht ka rënë nga lartësia shtetasi A. B., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Aksident, plagoset një person i paidentifikuar

Sot rreth orës 10:00, në rrugën “Llazi Miho”, Kombinat, mjeti me drejtues shtetasin J. N., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërtime pa leje në Tiranë

Vijojnë kontrollet për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje, goditen dy raste të ndërtimeve pa leje, vihen në pranga 2 shtetas.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit A. O., 49 vjeç,pasi në rrugën “Ymer Kurti” në biznesin (lokal) në pronësi të tij, u konstatua duke ndërtuar të papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente.

Ndërkohë, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit G. L., 49 vjeç, pasi në fshatin Bastar Murriz, në lokalin e tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. /ardi/noa.al