Transmetuar më 13-06-2021, 15:31

Aksident automobilistik në Spille, makina e të rinjve del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në zonën e Spillesë.

Një çift të rinjsh nga Lushnja, Dorian Zonja dhe Jonida Toska, kanë qenë duke udhëtuar me makinë, në momentin që mjeti i tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Një efektiv policie, i gjendur rastësisht aty pranë, u ka ofruar ndihmën e tij dhe i ka transportuar drejt spitalit Rajonal të Durrësit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake, në gjendje më të rëndë, është e reja Jonida Toska e cila ka marrë plagë më serioze. Noa.al kontaktoi me policinë e Tiranës e cila tha se gjendja e të dy të rinjve është e mirë. /blerina/noa.al