Transmetuar më 13-06-2021, 15:02

Personi i mbytur në rezervuarin e Gjançit, në Korçë është një djalë vetëm 25 vjeç i cili rezultonte të ishte nën arrest shtëpie.

Fridman Xhaferraj, 25 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë mësohet se ishte i dënuar më parë për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", kryer në bashkëpunim).

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me vendimin e datës 21.05.2021, kishte caktuar për këtë shtetas ndryshimin e masës së sigurisë, nga "Arrest në burg" në "Arrest në shtëpi".

Noa.al konfirmoi se gjetja e të ndjerit u bë objekt hetimi nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë.

"Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim edhe me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", tha policia lokale duke lënë të hapur opsionet e ngjarjes.

Më 19 shkurt 2021, një zjarr shpërtheu në qendrën tregtare të Lushnjë. Nga zjarri u dëmtua pjesërisht edhe magazina e kësaj qendre tregtare, pranë së cilës ndodheshin të parkuara 3 mjetet. Sipas policisë zjarri fillimisht i është vënë automjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit N. K., dhe më pas janë djegur dhe dy mjetet "Audi" dhe "Fiat" të parkuar pranë automjetit tip "Benz".

Për atë ngjarje policia akuzoi të riun që u gjet sot i vdekur. /ardi/noa.al/