Transmetuar më 13-06-2021, 08:59

Greqia lë të mbyllur sërish kufirin me Shqipërinë duke bërë një shtyrje të radhës, deri më datë 21 qershor.

Ndërsa me vendet e BE, po aplikohen heqje kufizimesh, me Shqipërinë, Greqia ka vendosur sërish që të mos lejojë qytetarët tanë të futen tek ta nëse nuk kanë letra greke.

Vendimi grek vjen ndërsa shumë vende të BE kanë njoftuar se kanë hapur kufijtë njësoj për qytetarët e unionit dhe ata të Ballkanit, nëse janë të vaksinuar, ose kanë tampon apo vërtetim që kanë kaluar kovidin.

Greqia po lejon të gjithë qytetarët e BE të futen në territorin e saj me kushtet e mësipërme, por jo shqiptarët.

Ndërkohë qeveria e Edi Ramës, nuk po e zbaton reciprocitetin me grekët duke lejuar cilindo qytetar të atij vendi të hyjë e dalë lirisht në Shqipëri. /klea/noa.al