Transmetuar më 13-06-2021, 07:44

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur rreth mesnatës së kaluar në Tiranë. Policia njofton se ka mbetur i plagosur në këmbë 34-vjeçari E. Gj., ndërsa është arrestuar autori i dyshuar i plagosjes, 33-vjeçari K. Sh.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim vëllai i autorit, 25-vjeçari R. Sh., pasi dyshohet si bashkëautor i ngjarjes, si dhe një shtetas tjetër për veprën penale “Moskallzim Krimi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, thanë se u bë arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasin K. Sh., 33 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim” “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetesisë publike”.

Dhe po për të njëjtat vepra penale shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin R. Sh., 25 vjeç.

Gjithashtu u shpall në kërkim për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” dhe shtetasi V.P.

Shtetasit K. Sh dhe R. Sh (vëllezër) në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pak para mesnatës duke gdhirë dita e sotme, e diel, rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli” kanë plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.