Transmetuar më 12-06-2021, 23:33

Italia mori fitoren e parë në Europian, kundër Turqisë. Dhe tifozët e saj shpërthyen menjëherë në festë.

Lojtarët axurr u vlerësuan nga trajneri i tyre, Roberto Mancini, gjithashtu edhe në rrjetet sociale.

Për fat, kësaj here u ndie atmosfera e tifozëve.

Më në fund pamë një lojë me publik në stadium, pas një kohe shumë të gjatë.

Në tribunat e “Olimpico” ishin gjithashtu “wags”-at blu, që mbështesnin partnerët e tyre në fushë. Jessica Melena, natyrshëm ia kushtoi komplimentet e saj Ciro Immobile: "Gola dhe asiste: dashuria ime e madhe. Dhe sa emocion të kthehem përsëri këtu!".

Jessica Melena e ndoqi ndeshjen në shoqërinë e një kolegeje tjetër, partneren e Insigne. Ajo dhe Jenny, gjithashtu ndanë disa fotografi në rrjetet sociale. Zonja Immobile dëshironte me krenari të tregonte në profilin e saj në Instagram disa tituj të gazetave të huaja, kushtuar fitores së djeshme: me Ciro si kopertinë e tyre. /fredi/noa.al/