Transmetuar më 12-06-2021, 23:28

Vllaznia ka prezantuar sot përforcimin e parë për sezonin e ri futbollistik.

Në fakt, qendërmbrojtësi malazez do të jetë pjesë e kuqebluve edhe në Kupat e Europës, që do të fillojnë së shpejti.

Mirëseardhjen blerjes së re ia ka uruar edhe vetë kryebashkiakja Voltana Ademi.

Më pas, klubi ka bërë njoftimin për shtyp, ku shkruhet:

“Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka nënshkruar sot me qendërmbrojtësin Darko Bulatoviç. Ai në sezonin e fundit luajti për skuadrën e Sutjeskës së Nikshiqit në Superligën Malazeze, ndërkohë që është edhe lojtar i kombëtares së këtij vendi.

Bulatoviç do të jetë pjesë e Vllaznisë për sezonin 2021-2022. Ndërkohë, drejtuesit e klubit vazhdojnë negociatat me lojtarë të tjerë cilësorë, në përmbushje të objektivit për një prezantim dinjitoz në Kupat e Evropës dhe fitimin e titullit kampion për sezonin e ri. Mirë se erdhe te Vllaznia Darko!” /fredi/noa.al