Transmetuar më 12-06-2021, 22:32

Kryetari i Komisionit Zgjedhor të Partisë Demokratike, zoti Jemin Gjana, ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për shtyp ku ka prezantuar masat e ndërmarra, në mënyrë që votimi i ditës së nesërme për kreun e ri të PD-së të jetë sa më i qetë dhe i rregullt.

Ai informoi mediet e pranishme që vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qarqet e vendit, proces që pritet të mbyllet një orë e parë.

Gjana vijoi fjalën e tij duke thënë se në rast se ndonjëri nga komisionerët nuk paraqitet që në orën 8 të mëngjesit, atëherë nuk do të marrë pjesë si komisioner, por kjo nuk do të ndikojë në hapjen e procesit të votimit. /blerina/noa.al