Transmetuar më 12-06-2021, 22:26

Autoritetet malazeze kanë nxjerrë në dritë të tjera detaje lidhur me ekzekutimin e ish-shefit shqiptar të antidrogës Tivarin dhe Ulqinin, Rudolf Dofi Elezović.

Sipas medieve vendase, Elezović e kishte lënë në shtëpi pistoletën e shërbimit përpara se të dilte nga shtëpia mbrëmjen e 27 majit, për të mos u kthyer kurrë.

Hetuesit dyshojnë se ai telefonoi familjen duke u thënë se do të shkonte në Shkodër dhe shkoi të takonte një të panjohur, i cili mendohet se e ka nxjerrë në pritë.

Pak ditë më parë u aludua se Elezović, që së fundmi punonte si oficer në sektorin e antitrafikut në kufirin me Malin e Zi, mund të ishte i përfshirë në trafikun e drogës, por kolegët e tij e kanë rrëzuar këtë pretendim duke thënë se ishte një njeri efektiv tepër i ndershëm dhe guximtar. /blerina/noa.al