Transmetuar më 12-06-2021, 22:09

Askujt nuk ia kishte marrë mendja që një ditë do të shihnim Rovena Dilon larg muzikës dhe më pranë ekranit, mirëpo këngëtarja e njohur e baladave e kaloi me sukses sprovën e saj të parë si moderatore.

Sot ajo ishte e ftuar në një nga programet e pasdites, ku rrëfeu rrugëtimin e saj gjithë këto vite në muzikë, sfidat, momentet e fitoreve dhe humbjeve, si dhe planet për të ardhmen.

Artistja e dashur ndau me publikun edhe momente të ndryshme që ka përjetuar me fansat e saj, duke risjellë në kujtesë një ngjarje të shumë viteve më parë.

“Më kanë ardhur shumë njerëz në lokal që sillnin fotografitë e tyre. Ne të adhurojmë, na adhuro dhe ti, të duam. Një herë kur publikova këngën dhe albumin “Ante”, më vinte një person, ishte burrë i rritur dhe një moment më tha “ Kam shumë ditë që kam ardhur dhe ti më ke pare”. Unë e kisha parë se ulej atje dhe më tha “Si mund të thuash që dorëzohem? Kujt i dorëzohesh ti?” më kërkoi llogari. Ai e kishte menduar shumë gabim që unë kisha thënë një titull dorëzohem. E kishte shkëputur nga konteksti im dhe e kishte marrë në kontekstin e vet”,-përfundoi ajo. /blerina/noa.al