Transmetuar më 12-06-2021, 20:09

Presidenti i SHBA Joe Biden, në vizitën e tij në Britaninë e Madhe pritet në kështjellën Windsor nga mbretëresha Elizabeth II.

Udhëheqësi amerikan, Biden dhe Mbretëresha do të takohen ditën e dielë, ku në këtë takim nuk do të mungojë as zonja e parë, Jill Biden.

Bëhet me dije se ata do të takohen në rezidencën e Mbretëreshës në Berkshire.

Ndërsa, ndër vite shihet se Mbretëresha ka mbajtur takime me udhëheqësit amerikan, pasi me ish-presidentin

Trump në vitin 2018, pinë çaj së bashku dhe takimi i tyre zgjati më shumë se sa pritej.

Ndërkohë gjatë mbretërimit 69-vjeçar të mbretëreshës, gjithësej kanë qenë 14 presidentë amerikanë që janë pritur prej saj.

I vetmi president amerikan që nuk e ka takuar monarken ka qenë Lyndon B. Johnson. /xhoana/noa.al