Transmetuar më 12-06-2021, 19:37

Episod dramatik gjatë ndeshjes midis Danimarkës dhe Finlandës, sfida e parë e Grupit B në Kampionatin Europian.

Mesfushori danez, Christian Eriksen, i cili luan për Interin, u shemb pa ndjenja në minutën e 43-të.

Mjekët ndërhynë me masazh në zemër, duke përdorur edhe defibrilatorin.

Lojtarët në fushë menjëherë e kuptuan seriozitetin e situatës.

Eriksen po ecte në fushë, duke pritur një faull anësor në favor të Danimarkës, kur papritmas u shemb përtokë.

Situata u bë më dramtaike, sepse nuk kishte ambulancë në stadium, që mund ta dërgonte lojtarin sa më shpejt në spital për ndihmë mjekësore të specializuar.

Kaluan 12 minuta që kur u shemb pëtokë pa ndjenja derisa u nxor jashtë fushe me barrelë.

E pabesueshme kjo neglizhencë në një Kampionat Europian.

Lojtarët e të dyja kombëtareve kishin ngrirë në fushë, të përlotur e të zhytur në ankth për fatin e kolegut.

Me siguri, milionat e shikuesve në TV kanë përjetuar të njëjtin tmerr nga kjo situatë, me tërë kompleksitetin e vet mjekësor dhe organizativ./fredi/noa.al/