Transmetuar më 12-06-2021, 19:01

Murali i krijuar nga artisti Harry Grab, për të festuar ardhjen e José Mourinho në stolin e Romës, është dhunuar.

Tymi i duhanit ka mbuluar fytyrën e “Special One”.

Lidhja është e qartë: ajo re tymi del nga goja e Maurizio Sarri, trajnerit të ri të Lazio.

Pra, është vepër e tifozëve bardhekaltër, me siguri, ky “modifikim” në fytyrën e portugezit.

Derbi ka nisur në këtë mënyrë, premton të ndizet deri në pafundësi me kalimin e ditëve në kryeqytetin italian.

Në videon e xhiruar nga një fans, në sfond dëgjohet kënga "come Maurizio Sarri" nga Anastasio. /fredi/noa.al

Video