Transmetuar më 12-06-2021, 18:29

Kryetari i Parlamentit dhe numri 2 i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi deklaroi para pak çastesh se ai tërhiqet tërësisht nga politika.

Ruçi tha se nuk do të jetë as deputet dhe në asnjë post tjetër. Këto vendime, Ruçi i shpalli gjatë Kongresit të jashtëzakonshëm të PS që po ndjek nga afër noa.al në stadiumin Arena Kombëtare.

Vendimin, Ruçi e shpalli ndërsa njoftoi se së afërmi feston 70 vjetorin e lindjes.

"Më 9 shtator që nis legjislatura e re nuk do të ushtroj më mandatin që më ka dhënë PS dhe nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ të zgjedhur ekzekutiv të Partisë Socialiste", deklaroi Ruçi. /klea/noa.al