Transmetuar më 12-06-2021, 18:36

Ka tifozë, por ka edhe supertifozë. Viv Bodycote, 62-vjeçarja e fiksuar pas Jose Mourinho, ka 38 tatuazhe të “Special One” në trupin e saj.

Gjyshja nga Hinckley i Anglisë ka shpenzuar shumë për tatuazhet e Mourinho, teksa nuk ka ndërmend të ndalet.

Viv e ka bërë tatuazhin e fundit, duke i uruar mirëseardhjen në Premier League portugezit, në stolin e Tottenham, prej nga u largua para dy muajsh.

“The Sun” u bashkua me Viv në studion “Hink-Me Tattoo” për ta parë atë nga afër, teksa zbulonte dedikimet në lëkurë për trajnerin portugez. Ajo tha: "Jam e sigurt që kam shpenzuar nja 2 mijë paund për tatuazhe të Jose Mourinhos gjatë viteve. Padyshim që ia vlen, sepse e dua atë. Dhe jam e gatshme të shpenzoj më shumë. Në fakt, unë tashmë jam duke menduar se çfarë tatuazhi mund të bëj më tej për të".

Viv e bëri tatuazhin e parë të Mourinho në 2017, pasi ai arriti në “Old Trafford”, i shkarkuar nga Chelsea.

Pamja e tij e bukur, sensi i patëmetë i veshjes dhe qëndrimi i pakompromistë si njeri ishin ato që e nxitën për të bërë tatuazhe të “Special One”.

"Jose është i bukur, është i zgjuar dhe unë e dua atë që ka arritur si trajner. Ai absolutisht më shkrin. Personalisht do ta vendosja në një piedestal, mbi të gjithë trajnerët e tjerë, përfshirë Pep Guardiola.

Të shikosh atë në menaxhim dhe trajner të një ekipi është shumë e nxehte. Dhe vë bast se ai ka një erë të këndshme!".

Pasi Mourinho u shkarkua nga Manchester United, Viv ndaloi mbështetjen për “Djajtë e Kuq”. Ajo pranoi se kishte mbetur e shkatërruar kur u shkarkua, por më pas iu bashkua kauzës së Tottenham, ku Mourinho vijoi karrierën në Premier League:

"Kudo që shkon Jose, shkoj edhe unë. E ndoqa atë te Manchester United dhe mendoj se u trajtua dobët atje. Ishte e dhimbshme për ta parë të shkarkohej. Unë nuk mendoj se ishte faji i Jose, ka diçka që nuk shkon në atë klub, sepse historia do të përsëritet edhe me Ole Gunnar Solskjaer”. /fredi/noa.al