Transmetuar më 12-06-2021, 18:28

Burrat që ndryshuan jetën e Romelu Lukaku janë Antonio Conte dhe Matte Pincella, përkatësisht ish-trajneri i Interit dhe nutricionisti zikaltër.

Në dy vitet e fundit, ata e kanë rregulluar trupin e yllit belg, duke e bërë sulmuesin më “të thatë”, por ia transformuar fuqinë absolute në shpejtësi.

Sot, që Belgjika debuton në Kampionatin Europian kundër Rusisë, në Bruksel dhe rrethinat e tij shumë po flasin për "sekretet italiane" të Lukaku, që arrin të jetë aq në formë edhe pas një sezoni rraskapitës.

DIETA E RE – Para së gjithash, pasi arriti në Milano, Lukaku iu nënshtrua një sërë analizash të thella, si kurrë më parë në karrierën e tij. Trupi, metabolizmi, ushqimi dhe kapaciteti i tij i rikuperimit, duke përfshirë ushqimin, të gjitha iu nënshtruan shumë analizave dhe prej aty doli dieta specifike për të. Vetë sulmuesi foli për këtë: "Që kur kam ardhur tek Interi kemi bërë një analizë të trupit tim dhe shumë gjëra kanë ndryshuar. Ha shumë sallatë, peshk, gjë që ka një efekt të madh tek unë. Më pëlqen karnitina, kjo më bën të ndihem mirë dhe marr vitamina. Dieta ime përbëhet nga sallata për drekë, shumë gjoks pule, makarona shirataki. Nuk e ndryshoj mënyrën time të të ngrënit shumë. Për mënyrën se si luajmë duhet të kemi një fizik shumë të fortë, të vrapojmë shumë. Që kur kam filluar të ndjek këtë mënyrë jetese ndihem më mirë në fushë, ndihem më reagues dhe më i shpejtë. Karbohidratet? Unë i dua patatet e ëmbla dhe orizin e zi, ndërsa nuk ha shumë makarona”.

MATERIALE TË LIRA – Pincella ia ka bërë të qartë se çfarë duhet të konsumojë. Gjithçka cilësore. Nuk është për t’u habitur, Lukaku shpesh përgatiste pjata nga shefi i kuzhinës së Interit, që i merrte në shtëpi për të shmangur gatimin ndoshta me lëndë të pare, që nuk është i së njëjtës cilësi.

PUSHIMI – Sa i përket trajnimit, Lukaku e ka kuptuar rëndësinë e asaj që quhet "trajnim i padukshëm". Në Belgjikë thonë se stërvitet si djalë i ri, edhe pse është 28 vjeç. Sulmuesi stërvitet patjetër çdo ditë, madje disa herë në ditë, edhe vetëm. Gjatë ditëve të pushimit në ekipin kombëtar, ai gjithmonë dëshironte të bënte diçka. Tani, megjithatë e ka kuptuar se sa e rëndësishme është të pushosh, të shkosh në shtrat i hidratuar mirë dhe të flesh shumë. Pushim me cilësi, për të rimarrë energjitë fizike dhe mendore.

VASKA DHE PËRGATITËSI – Kjo është arsyeja pse, duke marrë parasysh edhe problemet e shpinës, ai zgjodhi një dyshek të bërë enkas për të. Lukaku ka një trajner personal, spanjollin Oscar, teksa posedon një rezervuar krioterapie në shtëpi dhe mjete e shirita gome, që e ndihmojnë të mbajë ekuilibrin. /fredi/noa.al