Transmetuar më 12-06-2021, 18:11

Xhiroja e parë e Grupit A përfundoi me një barazim 1-1 midis Zvicrës dhe Uellsit, pas suksesit bindës të Italisë kundër Turqisë.

Në Baku, britanikët rrëmbyen një pikë kundër ekipit të Petkovic, duke iu përgjigjur avantazhit të Embolo në fillim të pjesës së dytë me goditjen e Moore në minutën e 74-t.

Nga një pikë për secilin ekip kombëtar, që lejon axurrët të parët në renditje.

Zviceranët të mërkurën do të takohen me të besuarit e Mancini në rrugën e tyre, ndërsa për djemtë e Page do të sfidojnë Turqinë në kërkim të shpagimit.

Uellsi u shfaq me modulin e zakonshëm 4-3-3, me Ramsey në mefushës dhe Bale pjesë e tridentit sulmues. Petkovic përgjigjej me 3-4-1-2, duke ia besuar mesfushën Xhakës dhe Freuler, pas mesfushorit-sulmues Shaqiri. Uellsi i filloi mirë në 15 minutat e para, me një goditje me kokë nga Moore, i devijuar mbi traversë nga një ndërhyrje e shkëlqyer e portierit Sommer.

Në minutën e 20-të erdhi përgjigja e Zvicrës me një goditje të bukur me thembër nga Schar, e neutralizuar mirë nga portieri kundërshtar.

Pastaj ishte Seferovic në minutën e 27-të që provoi fatin e tij, por e majta përfundoi në pjesën e poshtme të portës uellsiane.

Zvicra e filloi më kërkuese pjesën e dytë, duke ngacmuar me Embolo. Pastaj nga goditja e këndit është pikërisht sulmuesi me origjinë kamerunase, ai që godet bukur me kokë dhe 1-0. Uellsi reagoi me një gjuajtje të Davies nga larg zonës dhe një goditje të lirë të Ramsey, që përshkoi të gjithë zonën zvicerane, pa gjetur një këmbë për ta shtyrë topin drejt rrjetës.

Zviceranët u dëgjuan përsëri me Embolo në minutën e 63-të, por në minutën e 73-të “Dragons” barazuan.

Një skemë goditjeje këndi, nisur nga Morrell për kokën e Moore, që nuk i lë portierit Sommer asnjë rrugëdalje. Në minutën e 85-të, Zvicra kthehet në avantazh me Gavranoviç, por VAR me të drejtë anulon golin për “offside”. /fredi/noa.al