Transmetuar më 12-06-2021, 03:08

Vrau me thikë motrat nga Lezha, Gjykata dënon me burgim të përjetshëm 58-vjeçarin nga Kosova

Ruzhdi Buzhala, 58-vjeçari nga Kosova që vrau në fillim të janarit të 2018-s motrat Alma dhe Elda Frroku nga Lezha, është dënuar me burgim të përjetshëm.

Por ngjarja që tronditi opinion publik në Hausen, pjesë e kantonit të Aargau, ka marrë një tjetër kthesë, pasi autoritetet kanë kërkuar që pasi t’i nënshtrohet terapisë ambulatore për pesë vjet, Buzhala të dëbohet nga Zvicra.

I akuzuari ka deklaruar se e ka kryer krimin për vetëmbrojtje pasi sipas tij, gruaja e kishte sulmuar me thikë, por këto pretendime janë rrëzuar nga Gjykata e Lartë e kantonit të Aargau-t.

Sakaq për familjarët e motrave Alma dhe Elda Frroku mbetet akoma më enigmatike fakti se si dhëndri vrasës ka qëlluar për vdekje edhe kunatën, e cila ishte mysafire në shtëpinë e tyre.

Tre vjet pas ngjarjes së rëndë, asnjë prej tyre nuk pranon të japë ndonjë koment për krimin. /blerina/noa.al