Transmetuar më 12-06-2021, 09:49

Partia në pushtet e Hungarisë Fidesz paraqiti një legjislacion, që do të ndalonte përmbajtjen që e sheh si promovim të homose ksualitetit dhe ndryshimit të gjinisë, për të miturit.

Legjislacioni do të ndalojë literaturën e komunitetit LGBT për nën 18-vjeçarët, përfshirë materialin arsimor dhe reklamat që konsiderohet se promovojnë të drejtat e homosek sualëve.

Partia Fidesz dhe aleatët e saj kanë shumicën në Parlament – gjë që siguron edhe kalimin e ligjit të ri.

Disa grupe të të drejtave të njeriut e dënuan atë, duke thënë se masa është e ngjashme me kufizimet që bëhen në Rusi.

Njëri nga këto grupe, Shoqëria Hatter, tha se propozimi i Fidesz-it “do të frenonte seriozisht lirinë e fjalës dhe të drejtat e fëmijëve”.

Kushtetuta e Hungarisë thotë se martesa është për çiftet heterosek suale.

Partia Fidesz e kryeministrit Viktor Orban po përgatitet për zgjedhjet në fillim të vitit 2022.