Ekonomisti Pano Soko shpjegon 3 arsyet pse vazhdojnë të rriten çmimet e apartamenteve në vend
Transmetuar më 12-06-2021, 08:54

Në një kohë kur pandemia paralizoi dhe gjunjëzoi thuajse të gjitha sektorët e ekonomisë në vendin tonë, biznesi i ndërtimit jo vetëm që lulëzoi, por shënoi edhe një rritje eksponenciale të çmimit të apartamenteve.

Ekonomisti Pano Soko thotë se çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pikë së pari për shkak të parave të pista që qarkullojnë në vend.

Ai vë theksin edhe tek dy faktorë të tjerë që ndikojnë në këtë fenomen.

"E para është situata ekonomike. Për shkak të situatës së keqe ekonomike kemi një rënie të fuqisë konsumatore. Konsumatorë quhen ata që blejnë shtëpi për të jetuar.

E dyta është fakti i mospasjes së një tregu të konsoliduar të shitjes së shtëpive".

Soko, në bisedë telëvozive në Ora News tha gjithashtu se pas rezultatit të zgjedhor, fenomeni i rritjes së çmimeve është i njëjtë.