Transmetuar më 11-06-2021, 23:24

I nxehtë, menjëherë pas fishkëllimës përfundimtare të kryesorit hollandez, trajneri italian, Roberto Mancini, komentoi në mikrofonët e "Rai" performancën e shkëlqyer të të tijve në debutimin e Kampionatit Europian kundër Turqisë:

"Ne luajtëm një ndeshje të mirë, madje edhe në pjesën e parë, por pa mundur të shënonim.

Kemi një ekip të shkëlqyeshëm. Na ndihmoi shumë mbështetja entuziaste e tifozëve, ekipi luajti vërtet mirë.

Ta nisësh Europianit me një fitore 3-0 është bukur, nuk mund të prisnim më mirë".

Skeda

✅ 4-0 ndaj Estonisë ✅ 2-0 ndaj Polonisë ✅ 2-0 ndaj Bosnjës ✅ 2-0 ndaj Irlandës së Veriut ✅ 2-0 ndaj Bullgarisë ✅ 2-0 ndaj Lituanisë ✅ 7-0 ndaj San Marinos ✅ 4-0 ndaj Çekisë ✅ 3-0 ndaj Turqisë 🔥 9 fitore radhazi dhe 0 gola të pësuar nga axurrët