Transmetuar më 11-06-2021, 22:57

Italia e ka nisur me fitore kampionatin e “Euro 2020”.

Takimi i mbrëmjes së sotme luajtur në Romë përballë Turqisë përfundoi me rezultatin 3-0.

Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura.

Të tre golat e fitores erdhën në pjesën e dytë të takimit.

Golat u shënuan nga: Demiral (autogol), Immobile dhe Insigne.

Ndeshja ishte e vlefshme për “Grupin A”./noa.al/