Transmetuar më 11-06-2021, 22:15

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Pajovës.

Noa.al konfirmoi se ka vdekur një person, Ardian Xhaja, 51 vjeç, banues në Sarandë. I ndjeri ishte punonjës policie në burgun e Peqinit.

Raportohet se janë gjashtë persona të plagosur dhe policia ka shkuar për të bërë dërgimin në spital.

Dyshimet e para janë se aksidenti ka ardhur si pasojë e tentativës për parakalim nga një prej dy mjeteve që janë përplasur.

Përplasja ka ndodhur mes një makine tip Ford veturë ku ka vdekur një person dhe një mjeti transporti mallrash.

Vijon…