Transmetuar më 11-06-2021, 22:11
Foto ilustruese
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:20, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë.
Një kamionçinë dhe një automjet tip Ford janë përplasur me njëra tjetrën.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjeri në mjetin tip "Ford".
Noa.al konfirmoi se ka vdekur një person, Ardian Xhaja, 51 vjeç, banues në Sarandë. I ndjeri ishte punonjës policie në burgun e Peqinit.
Raportohet se janë gjashtë persona të plagosur dhe policia ka shkuar për të bërë dërgimin në spital.
Dyshimet e para janë se aksidenti ka ardhur si pasojë e tentativës për parakalim nga një prej dy mjeteve që janë përplasur.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./noa.al/