Transmetuar më 11-06-2021, 21:16

Edhe pse nuk do të luajë në Kupat e Europës, pra nuk ka asnjë ngut, Kukësi është skuadra e parë e Superiores që nis merkaton. Më konkretisht, sot ka zyrtarizuar blerjen e re, Ardit Hila.

Në fakt, për futbollistin në fjalë është një rikthim në eliutën e futbollit tonë. Mesfushori 28-vjeçar ka firmosur kontratë për 2 sezonet e ardhshme.

Së fundi, ai ishte pjesë e Gjilanit në Kosovë. Hila është njohës i mirë i Kategorisë Superiore, teksa ka qenë pjesë e Elbasanit, Teutës dhe Partizanit, duke fituar edhe titull kampion në Shqipëri me “demat e kuq”.

Duke komentuar këtë transferim, Hila tha: "Më ka munguar Shqipëria. Ika si kampion dhe shpresoj të rikthehem si kampion me Kukësin.

Pse zgjodha Kukësin? Më bindi projekti i drejtuesve dhe fakti se kjo skuadër luan gjithmonë për trofe. Kjo ma bëri më të lehtë zgjedhjen time. Uroj që në Kukës të rikthejmë titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë”. /noa.al