Transmetuar më 11-06-2021, 21:16

Kuvendi i Malit të Zi ka votu.r Ligjin për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve, me iniciativën e deputetit shqiptar, Genci Nimanbegu,

Kjo konsiderohet një fitore e madhe për shqiptarët në Mal të Zi, në përpjekjet e tyre për t’i rikthyer pronat që ua mori ushtria jugosllave.

Ligji special për kthimin e pronave me ullishta në Valdanos të Ulqinit, u votua me 49 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Me këtë ligj, të cilin e ka propozuar deputeti i Listës shqiptare Genci Nimanbegu, mbarojnë kalvaret gati 30 vjeçare të ulqinakëve të cilëve këto prona iu janë marrë në vitin 1978 nga Ushtria e Jugosllavisë.

Kthimi i kësaj ullishte në zonën më atraktive të Ulqinit ka qenë një kërkesë politike e shqiptarëve në Mal të Zi dhe me këtë, pas Komunës së Tuzit, shqiptarët e Malit të Zi realizojnë edhe një kërkesë madhore politike në vend.

Vendimin e ka përshëndetur kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili përmes një postimi në facebook, ka falënderuar deputetin Nimabegu për betejën e tij në Parlamentin malazez

“Të nderuar qytetarë,

Mbas rikthimit të statusit të Komunës së Tuzit, sot është një ditë e shënuar për të gjithë popullin shqiptarë në Mal të Zi.

Deputeti jonë në parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu në emër të shqiptarëve si dhe në emër të Listës shqiptare dorëzoj në Kuvend propozimin e ligjit për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve.

Përgëzoj Gencin, i cili luftoi deri në fund që kjo ditë të vinte dhe toka t’u kthehej pronarëve.

Me ketë rast falënderoj  të gjithë deputetetët që votuan dhe përkrahën propozim ligjin për kthimin e ullishtës së  Valdanosit!

Ishte betejë e gjatë, por nga e cila nuk u  tërhoqëm kurrë, siç nuk jemi tërhequr as nga Komuna e Tuzit, as nga shumë çështje të tjera, të cilat shkelin të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi .