Transmetuar më 11-06-2021, 19:47

"Midis Inter dhe Chelsea zgjedh ekipin zikaltër. Në Milano fitova titullin, diçka që ëndërroja qysh kur isha fëmijë. Në njërin klub isha i suksesshëm, në tjetrin dështim", – tha Romelo Lukaku për "hln.be", duke iu nënshtruar disa pyetjeve, që e vendosnin përpara zgjedhjeve të qarta.

"Midis meje dhe Ibrahimoviç zgjedh veten, çdo ditë të javës. Unë e dua veten time", –  shtoi Lukaku.

Pastaj, shtoi: "Mendoj se do të kthehem tek Anderlecht një ditë. Mund të kthehem dhe ta mbyll aty karrierën".

Më në fund, në "sfidat" e tjera, belgu deklaroi se preferon Kobe Bryant para LeBron James dhe shokun e tij Drogba para Maradonës.