Transmetuar më 11-06-2021, 19:38

Një i ri shqiptar në Itali ndalohet me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Sipas mediave italiane, i riu u arrestua në zonën e quajtur “Corso Moncalieri” në Torino.

Sipas raportimeve policia kishte ndaluar makinën e shqiptarit, ndërsa kërkoi që të kryente kontroll.

Pas kësaj i riu u shfaq nervoz.

Pas kontrolleve të detajuara në mjet, shqiptarit, identiteti i të cilit nuk dihet, u gjetën 6 kg kokainë, të ambalazhuara në pako me logo të stampuara të një marke të njohur.

Sipas vlerësimeve, se nëse droga do të dilte për shitje në treg, ajo do kapte vlerën e rreth 500 mijë eurove.