Transmetuar më 11-06-2021, 18:26

Si çdo ngjarje e madhe që respekton vetveten, përurimi i “Euro 2020” do të ketë gjithashtu shfaqjen e vet në skenë.

Minutat përpara fillimit të ndeshjes hapëse Turqi-Itali, në fakt, do të shënohen nga një seri demonstrimesh artistike dhe sportive.

Së pari, një video do të shfaqet në stadiumin Olimpik të Romës, që do të rikujtojë 60 vitet e fundit të kompeticionit.

Pastaj, dy simbole të kryeqytetit italian do të mbërrijnë në fushë, Alessandro Nesta dhe Francesco Totti, të cilët do të mirëpresin hyrjen e tifozëve.

Më pas, banda frymore e kryeqytetit do të interpretojë pjesën "Guglielmo Tell" nga Gioacchino Rossini.

Gjashtë kalorës të Policisë së Shtetit me uniformë historike “Risorgimento” do të hyjnë gjithashtu në skenë dhe do të qëndrojnë të rreshtuar përgjatë pistës atletike të stadiumit gjatë gjithë performancës, shoqëruar nga një koreografi, duke përdorur sfera gjigande të heliumit, në dialog vizual me 12 perkusionistë.

Këta të fundit do të pozicionohen rreth çatisë së stadiumit. Nderim për 24 skuadrat finaliste, një homazh dinamik dhe i gëzueshëm për shpirtin e garës paqësore dhe bukurinë e sportit.

Përveç kësaj, në anët e fushës do të jenë 24 atletë nga grupet e të rinjve me uniformën “Euro 2020”.

Më tej do të pasojë një moment tjetër shumë emocionues, me Andrea Bocelli duke interpretuar arien me famë botërore "No Dorma" në fushë, ndërsa 24 tullumbacet do të formojnë një grumbull të vetëm, të vendosur për të ngritur në mënyrë simbolike shpirtin e Europianit në qiell, të rrethuar nga një shpërthim efektesh piroteknike shumëngjyrëshe, që do të zënë të gjithë çatinë e stadiumit.

Për t’i përmbyllur të gjitha, Martin Garrix, Bono dhe The Edge do të kenë një performancë virtuale, duke kënduar "We Are The People", himni zyrtar i “Euro 2020”.

Për këtë rast, teknologjitë më të fundit do të përdoren për ta përcjellë gjithçka të bukur te tifozët nëpër botë. Kur të mbarojë himni, të gjithë do të jemi gati për fillimin e ndeshjes hapëse, Turqi-Itali. /noa.al