Transmetuar më 11-06-2021, 18:09

Një djalë që punon te një lokal në lagjen nr 3 të Durrësit është plagosur në rrethana të paqarta sot pasdite dhe policia thotë se kemi të bëjmë me një vetëplagosje për motive ende të panjohura.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, në lagjen nr. 3, Durrës, raporton noa.al.

Në ambientet e lokalit ku punonte dyshohet se është vetëplagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi L. R., 29 vjeç, banues në Durrës.

I riu, pas ndërhyrjes së Policisë është transportuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të ngjarjes.