Transmetuar më 11-06-2021, 17:20

Futbolli dhe muzika kanë fuqinë të bashkohen. Pikërisht, një nga aspektet që gjithmonë tërheq më shumë vëmendjen e Kupave të Europës dhe Kupave të Botës është kënga (himni) e tyre zyrtare.

Në këtë kuptim, himni që do të ketë “EURO 2020” është i veçantë, fryt i bashkëpunimit të këngëtarëve të suksesshëm si Martin Garrix, U2-Bono dhe The Edge.

“We Are The People” ka qenë rezultat i bashkimit të tyre, një këngë që mund të dëgjohet në platformat e ndryshme të disponueshme dhe që do të na bëjë të futemi në garë.

“Është një himn, që të gjithë mund ta këndojmë, pa marrë parasysh se nga jemi, por veçanërisht në Europë, ku turneu do të thithë vëmendjen e të gjithë botës.

Në të pasqyrohet pozitiviteti, shpresa dhe vendosmërinë e nevojshme për suksesin e çdo ekipi, si dhe ofrohet një ndjenjë uniteti që përshtatet me pretendimin e ‘EURO 2020’, uniteti”, – thonë nga kompania e prodhimit, “Sony Music”, raporton noa.al.

Kujtojmë se, që nga viti 1992, çdo kompeticion ndërkombëtar ka një himn zyrtar, i përpiluar nga një listë e artistëve të dëshmuar ndërkombëtarë, të tillë si Nelly Furtado, Enrique Iglesias ose David Guetta, i cili ishte personi i fundit, i ngarkuar me kompozimin e himnit të “EURO 2016”, që u mbajt në vendin e tij të lindjes, Francë.

“Futbolli dhe muzika kanë fuqinë për t’i bashkuar njerëzit. Ato janë vektorë të pasionit dhe emocioneve; kombinimi i të dyve do ta kulmojë festën e tifozëve për turneun më të madh kontinental, duke arritur gjithashtu audienca të reja", – pranoi drejtori i marketingut i UEFA-s, Guy-Laurent Epstein. /noa.al